Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Rritja e pagës minimale paksa me pasoja negative

Pas Massachusetts e New York edhe California ndërmori masa për rritjen e nivelit të pagave minimale e me sa duket diçka nuk shkoi siç duhet sepse pasojat negative po shfaqen në horizont – humbjet e vendeve të punës.

Këto përfundime erdhën nga një studim i kohëve të fundit të Universitetit California Riverside, i cili se tregon se rritjet minimale të pagës kanë ngadalësuar rritjen e vendeve të punës në industrinë e lulëzuar të restoranteve.

California ishte ndër shtetet e para që inicioi rritjen minimale të pagave drejt një pagese prej 15 dollarë në orë deri në vitin 2022, një rritje që rezulton deri në prej 50 për qind krahasuar me vitin e largët 2012. Megjithatë analiza e të dhënave sugjeron se ndërsa industria e restoranteve në vend është rritur ndjeshëm pas rritjes së pagës minimale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vendet e punës!

Sipas studimit punësimi në këtë industri është rritur më ngadalë sesa do të kishte qenë pa rritjen minimale të pagave. Punësimi i ngadalshëm është sidomos i vërtetë për të gjithë ata punëtorë që mund të kenë bërë karrierë me profesionin e tyre.

Gjetjet e zymta të studimit publikohen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekonomia kaliforniane po lulëzojnë, gati në punësimin të plotë, ndaj konsiderohen si shqetësuese. Madje, situata mund të bëhet më keq, pasi sipas hulumtimit kur arrihet recesioni i ardhshëm, paga minimale reale më e lartë mund të rrisë humbjet e përgjithshme të punës brenda ekonomisë dhe të çojë në një shkallë më të lartë të papunësisë sesa do të ishte rasti pa rritjen minimale të pagave.

Presidenti i Shoqatës së Ushqimit Specialitet dhe ish-udhëheqës i Avancimit të Anëtarëve në Shoqatën Kombëtare të Restoranteve, Phil Kafarakis, thotë se për shkak të recesionit ekonomik ose jo, apo çfarëdo ndikim tjetër tek rezultatet, rritja minimale të pagave, minon rritjen e vendeve të punës në industri deri në vitin 2020. Ai, madje shkon edhe më tej duke theksuar se rritja minimale e pagave mund të ketë pasoja dhe më gjerë, në gjithë ekonominë e shtetit.

Të dhënat e Shoqatës Kombëtare të Restoranteve, aktualisht California numëron rreth 1.83 milionë vende pune në restorant, ku kjo shifër përfaqëson rreth 11 për qind të bazës së punësimit në Californi. Për pasojë, duke pasur parasysh se puna është një nga kostot më të mëdha të industrisë së restoranteve, ekziston një rrezik real që paga minimale më e lartë do të pengojë rritjen e vendeve të punës, aktualisht e parashikuar në 9 për qind deri në vitin 2020, duke shtuar 164 mijë vende të reja pune.

Interesant është fakti se ndikimet ekonomike të këtyre gjetjeve në Californi shkojnë përtej tabelave të restoranteve, pasi çdo dollar i shpenzuar në restorantet e kësaj industrie, përkthehet me një ndikim prej 2.03 dollarë tek të ardhurat shtetërore në krahasim me të njëjtin dollar të shpenzuar në një shitore të shërbimit të kufizuar, që kontribuojnë me 1.75 për qind tek të ardhurat shtetërore për çdo dollar shpenzuar të.

Nga ana tjetër, rritjet minimale të pagave nuk janë sfida e vetme me të cilat industria kaliforniane po përballet së fundi. Sipas Corey Chafin, drejtor në strategjinë botërore dhe firmën e menaxhimit A. T. Kearney, për Qendrat e Shërbimit të Shpejtë, rritja minimale e të pagave vetëm sa ka thelluar problemet ekzistuese pasi prej kohësh papunësia e ulët ka krijuar ‘luftëra të fuqishme’. Si rrjedhojë këto qendra konkurrojnë për të mbajtur një forcë pune të plotë në dispozicion.

Problemi, natyrisht lidhet me faktin e të pasurit të një ekonomie të fortë, e cila u jep punëtorëve më shumë mundësi pune. Ndërsa, punëtorët individualë kanë më shumë mundësi, qarkullimi i restoranteve mbetet i lartë duke bërë që rreziqet operacionale për të siguruar nivele të qëndrueshme shërbimi, cilësi produkti dhe siguri ushqimore të jenë të shumta.

E çfarë duhet bërë për këtë situatë? Cila është zgjidhja?

Sipas ekspertëve, kjo është teknologjia. Të luftosh me këto aspekte të problemeve kërkon që Qendrat e Shërbimit të Shpejtë të miratojnë plane afatgjata për të reduktuar varësinë e punës përmes teknologjisë. Automatizimi i kuzhinës, përgatitja qendrore, planifikimi më i mençur dhe shpërndarja e automatizuar janë faza të ndryshme të ciklit jetësor R&D që pritet të lehtësojnë rreziqet e punës në vitet në vijim.

Presioni për të zëvendësuar punën njerëzore me teknologjinë duket se do të ndryshojë të gjithë segmentet e industrisë. Programet e optimizmit të punës, shpërndarja e mundësive të automatizimit, shkurtimi i operacioneve shihen si disa nga hapat e nevojshme që do të shërbenin në mënyrën e duhur si kundërmasa të favorshme të uljes së përfitueshmërisë shkaktuar rritja e pagave.

Aktualisht është e paqartë se sa do të arrijë teknologjia të lehtësojë barrën e kostove të larta të punës në industrinë e restoranteve, por një gjë është e qartë, debati mbi ndikimet pozitive dhe negative të rritjes së pagave minimale do të vazhdojë.