Search

Rritje e ndikimit rus në Ballkan dhe Evropën Qendrore

Lideri serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, udhëtoi në Rusi për të ndjekur një garë të Formula 1, jo se është ndonjë tifoz i madh sportit, por për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Pamjet nga Sotchi tregonin Putin duke uruar Dodik për ‘sukses’ në zgjedhjet serbe të Bosnjës e Hercegovinës dhe rajonin autonom të kontrolluar nga serbët, Republika Srpska.

Videoja ishte një shprehje e qartë e ndikimit rus në një nga zonat më të ndjeshme të Ballkanit, ku Perëndimi ka kërkuar të nxisë pajtimin dhe reforma pas luftës së ashpër mes grupeve të ndryshme etnike në vitet 1990.

Fotoja me Putin e ndihmoi Dodik të dilte fitues në garën për vendin serb në presidencën tre-anëtarëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dodik po nxit haptazi ndarjen e serbëve boshnjakë nga pjesa tjetër e Bosnjes dhe është penalizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikat e tij. Megjithatë, ai ka rezultuar të jetë një aleat i rëndësishëm në përpjekjet e Moskës për të minuar politikat perëndimore për integrimin e Ballkanit.

Teksa ndikimi rus është më e dukshëm në Ballkan, rritja e populizmit në Evropën Qendrore e ka lehtësuar lojën e Moskës. Forcat pro-ruse gjithashtu po marrin mbështetje në rritje edhe në një tjetër cep të Evropës: në Letoni, një parti opozitare e cila është mbështetur nga pakica e madhe ruse ka marrë më shumë vota të shtunën në zgjedhjet parlamentare edhe pse pritet të përballet me vështirësi në përpjekjen për të formuar një qeveri koalicioni.

Fitorja e Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë ka rritur më tej ndikimin e Moskës në Ballkanin Perëndimor, pasi që tani mund të bllokojë çdo vendim strategjik nëse Putin i kërkon një gjë të tillë.

Rusia është kundër përfshirjes së vendeve të Ballkanit në NATO. Zyrtarët perëndimorë kanë shprehur frikë se Rusia përdor lidhjet e saj historike sllave dhe ortodokse në rajon për të minuar politikat e integrimit perëndimor. Analisti politik Annan Huskiç, nga Sarajeva thotë se ndikimi i Moskës po rritet edhe në pjesë të Evropës që nuk kanë lidhje të tilla. Ajo që këto vende kanë të përbashkët janë ‘nivelet e larta të nepotizmit dhe korrupsionit’, kështu që lidhja e ngushtë me demokracitë perëndimore është ‘shumë e vështirë për këto vende.

“Qëllimi strategjik i Rusisë nuk është të ushtrojë pushtet në Ballkan, por të ‘kontrollojë dhe maksimizojë tensionet ekzistuese. Në sytë e Rusisë, qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nuk është as serioze as sistematike, kështu që ofron mundësi për Moskën”, thotë Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Megjithatë, disa zyrtarë të Bashkimit Evropian tani kanë frikë se Ballkani mund të zhytet në një luftë të re, nëse integrohet në Bashkim Evropian. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 kanë një tendencë në rritje pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes dy armiqtë e vjetër. Beogradi ngriti nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura dy javë më parë, për shkak të pranisë së forcave speciale të policisë së Kosovës në veriun e saj.

“Në qoftë se një zonë e tillë komplekse e Evropës krijon përshtypjen se ne nuk jemi serioze në lidhje me perspektivën e saj evropiane do të përjetojnë më herët nga sa presim, atë që kemi parë në Ballkan gjatë viteve 1990”, tha në një deklaratë të kohëve të fundit presidenti i Komisionit Evropian, Jean Klod Juncker. /AP/