Search

Sa kushton të prodhohet një Bitcoin? [Video]

Në 115 shtete të ndryshme të botës, sipas të dhënave të ‘Elite Fixtures’, Venezuela është shteti më i lirë për ta prodhuar në Bitcoin. Prodhimi i një Bitcoin të vetëm në këtë vend kushton 531 dollarë, shkruan CNBC, përcjell Telegrafi.

Shteti i tjetër më i lirë për prodhimin e një Bitcoini është Trinidad & Tobago, i cili kushton 1,190 dollarë.

Në anën tjetër, shteti më i shtrenjtë për prodhimin e Bitcoinit është Koreja e Jugut. Një Bitcoin kushton 26,170 dollarë, i cili i bie të jetë dy herë më shtrenjtë se sa vlera aktuale e një Bitcoin.

Në fakt, në 12 në 115 shtetet e botës prodhimi i një Bitcoin kushton më shtrenjtë se sa të blihet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pozitën e 40-të, mirëpo në shtetin e Luzianës për prodhimin e një Bitcoini duhet të shpenzoni 3,224 dollarë.

Të dhënat janë llogaritur për njësi të prodhimit të një Bitcoin dhe çmimit të rrymës në atë vend.