Search

Samiti i G20-së në Argjentinë diskuton për kriptovalutat

Samiti i njëzet vendeve më të fuqishme ekonomike në botë, i njohur si G20, që u mbajt në Buenos Aires të Argjentinës, krahas diskutimeve të liderëve të botës për situatën politike, ekonomike dhe sociale në arenën ndërkombëtare, solli edhe diskutime për industrinë e kriptovalutave.

Politikanët që morën pjesë në këtë samit, nënshkruan një dokument i cili ka për qëllim të krijojë një zgjidhje në lidhje me tatimin e kriptovalutave dhe për të arritur këtë vendet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Dokumenti i quajtur ‘Deklarata e Liderëve’ përmend krijimin e një sistemi ndërkombëtare, i cili do të taksojë transfertët ndërkombëtare.

“Do të rregullojmë kriptoasetet për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit dhe do të konsiderohen të gjitha opsione për të arritur këtë qëllim”, shkruhej në deklaratë.

Vendet anëtare u zotuan se do të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për adresimin e ndikimit të dixhitalizimit të ekonomisë mbi sistemin ndërkombëtar të taksimit.

“Një rishikim do të bëhet në 2019-në ndërsa propozimet finale do të publikohen në 2020-në”, vijon deklarata.

Kjo deklaratë po konsiderohet si e një rëndësie të veçantë, sepse është e jashtëligjshme për një qeveri të tatimor një kompani të huaj e cila nuk ka një prezencë fizike në territorin e saj.

Vendet e G20-së do të punojnë në disa prej propozimeve dhe versioni final do të bëhet publik në samitin e radhës të G20-së që do të mbahet në Japoni në 2020-në.

Disa vende kanë bërë thirrje për diskutime rreth kriptovalutave dhe ndërsa zërat më të fuqishëm kanë qenë ato të Francës, Gjermanisë dhe Japonisë.