Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Sanksionet kundër Huaweit zbresin vlerën e aksioneve të kompanive amerikane të teknologjisë

Kompania për prodhimin e çipave Broadcom, paralajmëroi se lufta tregtare SHBA-Kinë dhe ndalimi i të bërit biznes me Huawei do t’i shkaktojë kompanisë një humbje prej dy miliardë dollarë.

Aksionet e kompanisë ranë me 8.6 për qind duke fshirë më se 9 miliardë dollarë në vlerë tregu, e cila në të kaluarën kishte zyrat qendrore në Azi po tashmë në Amerikë.

Prodhuesi e çipeve si Qualcomm, Applied Materials, Intel, AMD dhe Xilinx gjithashtu panë aksionet të bien mes 1.5 për qind deri në 3 për qind.

Huawei përbënte 900 milionë dollarë shitje të Broadcom ose 4 për qind të kompanisë.

Industria e semikonduktorëve është ballafaquar me kërkesë të ulët që prej mesit të 2018-së dhe lufta e fundit gjeopolitike së bashku me sanksionet ndaj Huawei siç duket janë një shok më tepër.

Edhe shefi ekzekutiv i Micron Technology, tha se sanksionet ndaj Huawei sjellin paqartësi dhe shqetësime në industrinë e semikonduktorëve.

Disa kompani, përfshirë Walmart e Target, së bashku me shoqatat tregtare, i dërguan letër presidentit amerikan Donald Trump, ku thuhet se një përshkallëzim i tensioneve tregtare me Kinën do të dëmtonte familjet, vendet e punës dhe ekonominë amerikane.

Nënshkrimi i letrës, e cila përmban 661 firma, u organizua nga një koalicion biznesi i quajtur ‘Tarifat lëndojnë zemrën e vendit’.

Lëvizja ndodh ndërkohë që Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së përgatitet për dëgjesa publike lidhur me një propozim për të zgjeruar tarifën 25 për qind të presidentit Trump mbi 250 miliardë dollarë amerikanë importe nga Kina. /Telegrafi/