Search

SHBA, kërkesa për marihuanë konkurron kërkesën për akullore

Industria e marihuanës po rritet kaq shpejt saqë nëse Qeveria amerikane e legalizon atë në nivel kombëtar, do të ngjasojë me shitjen e akulloreve.

Një raport i ri nga ‘Marijuana Business Daily’ vlerëson se kërkesa totale për marihuanën, përfshi këtu tregun e zi, është 45-50 miliardë dollarë, ndërkohë shitjet vjetore të akullores janë vetëm 5.1 miliardë dollarë. Paralelisht me këtë vlerësim do të kishte gjithashtu shitje më të mëdha se shitja e biletave të filmave me 11.1 miliardë dollarë dhe patatinat si ‘Doritos’, ‘Cheetos’ dhe ‘Funyuns’ me 4.9 miliardë dollarë.

Raporti thotë se “Nëse Qeveria Federale legalizon marihuanën mbarëkombëtare, shitjet mund të fillojnë në atë nivel, por me gjasë do të rritet shpejt pasi kanabisi ka fituar pranimin e zakonshëm dhe tregu është zhvilluar. Në këtë mënyrë, nuk do të duhet shumë kohë për të eklipsuar shitjet e cigareve, madje edhe shitjet e mundshme të birrës”.

Shitjet ligjore të kanabisit për përdorim por dhe për përdorim mjekësor në 2016 ishin 4-4.5 miliardë dollarë.

“Në anën rekreative të biznesit, shtetet që e kanë legalizuar fillimisht janë ende duke pasur rritje të madhe. Kërkesa për marihuanën është kaq e madhe në këtë vend”, tha redaktori i ‘Marijuana Business Daily’, Chris Walsh.

Walsh mendonte se kërkesa mund të pakësohej, por jo po ndodh vetëm e kundërta, ajo vazhdon të rritet.

Një tjetër matës që tregojnë se sa e madhe është bërë industria janë shifrat e punësimit.

Raporti thotë se sektori i kanabisit tani punëson nga 165 mijë deri në 230 mijë punëtorë me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

“Tani ka më shumë punëtorë të marihuanës sesa bukëpjekës apo fizioterapistë në Shtetet e Bashkuara (SHBA)”, thotë raporti.

Raporti thekson se këta punëtorë i shpenzojnë të ardhurat e tyre për strehimin, ushqimin, udhëtime dhe argëtimin, gjë që ndihmon bizneset e tjera lokale.

Nisja e të gjitha këtyre bizneseve të kanabisit ka ngjallur një bum të pasurive të paluajtshme në hapësira të cilat ishin kryesisht të lira.

Turizmi po sheh rritje gjithnjë e më tepër. Komunat shtetërore dhe lokale po mbyllin vrimat në buxhetet e tyre me pagesat e tatimeve nga marihuana dhe po bëjnë riparimin e infrastrukturës dhe nxisin shkollat.

Por ardhja e Donald Trump në pushtet ka hedhur një hije mbi industrinë.

Ndërkohë që shumë kompani po ecin përpara dhe biznesi i tyre rritet, Walsh, tha se “Trump është padyshim shqetësimi numër një për kompanitë”.

Zbatimi i forcës nga Departamenti i Drejtësisë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shitjet e ardhshme. /Ora News