Search

SHBA-të partner kyç për zhvillimin e Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Delawie për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar gjatë tërë këtyre viteve nga SHBA-të, si partner kyç për zhvillimin e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Financave.

Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Delawie, për prioritet e Qeverisë për periudhën e ardhshme dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së indikatorëve makrofiskal.

“Ne si ministri e Financave kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe gjithëpërfshirës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID-it dhe Thesarit Amerikan, sidomos në fushën e financave, makroekonomisë, Doganave, Administratës Tatimore dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tej sepse është shumë i vlefshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën”, u shpreh ministri Hamza. /Gazeta Ekonomia