Search

Shefi i Twitter-it: Bitcoin është monedha e së ardhmës

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, duke folur para entuziastëve të kriptovalutave, tregoi se ishte krejtësisht në pajtim me pikëpamjen e tyre se monedhat dixhitale janë rruga e së ardhmes.

“Interneti meriton një monedhë autoktone, do të ketë një monedhë të tillë. Nuk e di nëse do të jetë Bitcoin, por shpresoj se do të jetë”, tha Dorsey në një konferencë në New York, përcjell Telegrafi.

Kjo nuk ishte hera e parë që Dorsey kishte folur me entuziazëm për kriptovalutat. Shefi i Twitter-it në vitin 2016 tha se ai dëshiron që një monedhë dixhitale të lulëzoj.

“Unë do të jem i sinqertë, kjo ishte një lëvizje mjaft e diskutueshme në kompani. Kjo teknologji është një ndryshim themelor në botën tonë dhe mund të ketë rezultate kaq shumë pozitive”, tha ai.