Search

‘Sheraton’ hap hotel luksoz në Serbi pas ikjes nga Shqipëria

Kompania që kishte në pronë hotelin Sheraton u largua disa muaj më parë nga Shqipëria pas problemesh të hasura me tregun si dhe klientelizmit qeveritar ndaj konkurrentëve të tij.

Kompania e shiti objektin, ndërsa nuk zgjati shumë dhe ka hapur filialin e saj në një qytet serb, siç është Novi Sadi.

Bëhet fjalë për një investim 12 milionë euro të derdhura në Serbi duke bërë gati 150 dhoma për vizitorët.

Ikja e Sheraton ishte një goditje e fortë për vendin pasi ishte e vetmja kompani ndërkombëtare e hotelerisë në Shqipëri.

Serbia është duke u kthyer në një destinacion të sigurt investimesh të huaja vitet e fundit duke thithur miliarda dollarë nga vendet e Gjirit Persik, Turqia si edhe vende të Bashkimit Evropian.