Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Shitjet e iPhoneve shënojnë rënie prej 15 për qind

Biznesi i shitjes së iPhoneve është në rënie dhe nuk ka për t’u ndalur shpejt. Ditën e martë, gjiganti teknologjik Apple tha se të ardhurat nga iPhone gjatë sezoni shumë të rëndësishëm të pushimeve ranë me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kjo është rënia më e madhe për një produkt, i cili prej vitesh ka qenë qendra e gravitetit të bizneseve të Apple.

Që nga viti 2000, për herë të parë Apple shënoi rënie të ardhurash gjatë sezonit të pushimeve, ku njoftoi se ka 84.3 miliardë dollarë më pak sesa kishte paralajmëruar investitorët.

Sipas shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook faktorët që çuan në rënien e iPhoneve janë të shumtë si kursi i huaj i këmbimit, programi i zëvendësimit të baterive dhe rënia e subvencioneve të telefonëve të mençur nga operatorët, përcjell Telegrafi.

Cook vuri theksin edhe për gjendjen ekonomike të Kinës, një prej tregjeve më premtuese të Apple, ku të ardhurat ranë nga 17.95 miliardë dollarë në 13.17 miliardë dollarë në fund të 2018-së.

Sic duket më keqja nuk ardhur, sepse Apple nuk sheh përmirësim tek situata e shitjeve të iPhoneve.

Cook i trembet faktit se linja e iPhoneve mund të përballet me probleme ekzistenciale më të mëdha.

“Cikli i përditësimeve ka përfunduar, nuk kam dyshime në të”, tha Cook.

Apple në këtë tremujor parashikoi të ardhura mes 55-59 miliardë dollarë, poshtë mesatares që parashikojnë analistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.