Search

Shqipëria e katërta në botë për numrin e fituesve të ‘Green Card’

Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve të llotarisë amerikane. 44,806 shqiptarë kanë fituar llotarinë amerikane, gjatë 12 vjeçarit të fundit.

Vendet e tjera janë Etiopia me 65,224, Nigeria 58,548, Ukraina me 50,624 dhe Bangladeshi me 40,847 persona.

Këto të dhëna u publikuan në raportin e viti 2018 mbi origjinën dhe numrin e personave të pranuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Lotarisë Amerikane e njohur si ‘Green Card’. Raporti është përgatitur për anëtarët e kongresit amerikanë të cilët do të diskutojnë mbi propozimet e Presidentit Donald Trump për emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë muajve të ardhshëm Kongresi amerikan do të diskutojë nëse do të ndryshojë, kufizojë apo do të mbyllë Programin e Vizave Emigruese përmes lotarisë.

50 mijë viza emigruese ofrohen çdo vit për vende të ndryshme. Por emigrantët e pranuar janë më pak se 50 mijë për një periudhë pesë vjeçare. Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin e emigrantëve të pranuar në Shtetet e Bashkuata të Amerikës në pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Gjatë një viti, 5 për qind e emigrantëve hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fitues të Lotarisë Amerikane.