Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë Iranin me sanksione financiare

Shtetet e Bashkuara dhe një taksë forcë ndërkombëtare kanë kërcënuar Iranin me dënime financiare, duke e akuzuar për shkelje të udhëzimeve ndërkombëtare, që janë të dizajnuara për të bllokuar pastrimin e parave dhe financimin e grupeve terroriste.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, gjatë një fjalimi në Orlando, potencoi se, “dështimin e Iranit për të adresuar mangësitë e tij sistematike të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Këto komente sekretari Mnuchin i bëri gjatë takimit me Taskë Forcën për Veprime Financiare (FATF), në organizatë botërore, që ka 38 anëtarë dhe që merret me luftimin e pastrimit të parave, financimin e rrjeteve të militantëve dhe këceënimeve të tjera ndaj integritetit të sistemit financiar ndërkombëtar.

FATF ka pezulluar masat ndëshkuese ndaj Iranit, por e ka paralajmëruar në shkurt Teheranin, se do të përballet me dënime, nëse dështon të zbatojë reformat e premtuara deri në fund të qershorit, me qëllim që të parandalojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Në Orlando, FATF njoftoi se do të vendosë një afat tjetër deri në tetor për Iranin, që të përmbushë zotimet, ose do të përballet me sanksione të mëtejme.

“FATF pret që Irani të vazhdojë në rrugën e reformave, në mënyrë që të adresojë të gjitha çështjet”, thuhet në deklaratë.

Sekretari Mnuchin tha se FATF do të rivendosë të gjitha sanksionet “nëse Irani nuk bën progres” dhe do të kërkojë “një mbikëqyrje më të rreptë të të gjitha degëve dhe filialet e institucioneve financiare që janë në Iran”.

SHBA-ja në muajin maj të vitit të kaluar u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Teheranit. /REL/