Search

Si janë dukur kartëmonedhat shqiptare të 1947-së? (Foto)

Si janë dukur kartëmonedhat shqiptare të 1947-së? (Foto)

Në vitin 1947 do të miratohej dekretligji që do të hiqte nga qarkullimi kartëmonedhat e quajtur Frang. Dekretligji i vitit 1947 parashikonte edhe emetimin e një emisioni të ri. në këtë mënyrë, njësia bazë e monedhës në vend do të caktohej Leku e si rrjedhojë frangu nuk do të përdorej më.

Raporti i ri i këmbimit që i përcaktuar në vitin 1947 do të ishte një Frang i vitit 1945 e barabartë me 9 Lekë të vitit 1947.

Përmes kësaj lëvizje, në qarkullim do të mbeteshin vetëm kartëmonedhat Lek.

Kartëmonedhat 10, 50, 100, 500 dhe 1,000 Lekë të emetuara në 1947 kishin të njëjtën simbolikë (stemën e re të shtetit shqiptar dhe një ushtar) me përjashtim të shifrës dhe ngjyrës. /ScanTV