Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Si mund t’ia dalësh të jesh punëtor në Amazon?

Puna nga shtëpia mund t’iu japë fleksibilitet, pavarësi dhe madje edhe t’iu kursejë para me kalimin e kohës në gjëra si transporti dhe ushqimi.

Tani në Amazon, nuk ka mungesë të pozitave të hapura për punëtorët që preferojnë të punojnë aty ku jetojnë. Gjiganti i shitjeve online aktualisht ka 244 pozita pune si ‘vende virtuale’ dhe shumica prej tyre janë pozita të rregullta.

Amazaon si një punëdhënës i shumëkërkuar, pranon shumë aplikime për pozitat e saja të punës.

Pra, si mund t’ia dalësh të jesh punëtor në Amazon?

Hapi i parë është njohja me 14 parimet e udhëheqjes së Amazonit. Kështu tha drejtori i Burimeve Njerëzore në Operacionet Botërore të Amazon, Sean Kelley.

“Parimet e udhëheqjes janë skenare. Është shumë e thjeshtë, ju duhet që të na tregoni histori që lidhen me ato parime dhe na ndihmoni t’iu ndihmojmë”, tha Kelley.

Parimet e Amazonit përfshijnë idealet e shefit ekzekutiv, Jeff Bezos, i cili është i famshëm për ‘obsesionimin e klientit’ dhe ‘kursimet’.

“Udhëheqësit kanë standarde të pamëshirshme. Shumë njerëz mund të mendojnë se këto standarde janë tepër të larta. Udhëheqësit vazhdimisht i drejtojnë ekipet e tyre për të ofruar produkte, shërbime dhe procese me cilësi të lartë”, thuhet në deklaratën e Amazonit për 14 parimet e saja.

Pas studimit të parimeve, Kelley, gjithashtu sugjeron kërkimin e programeve të rekrutimit në Amazon dhe përgatitjen e pyetjeve të thella për të kërkuar gjatë një interviste.

“Ne shikojmë ata njerëzit që janë kurioz”, shpjegon Kelley.

Sa për pyetjet që një rekrutues i Amazon mund të kërkojë, vetë Bezosi ofroi udhëzime për marrjen e standardeve 20 vjet më parë në letrën e tij të vitit 1998 për aksionarët.

Shefi i Amazonit, Jeff Bezos, inkurajon vendimmarrësit që të mendojnë për pyetje udhëzuese.

A do ta admironi këtë person dhe a do të rritet ky nivel mesatar i efektivitetit të grupit që po hyjnë, së bashku me atë dimension që ky person mund të jetë superstar?, janë disa nga pyetjet e Bezos. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.