Search

Si të krijoni një e-mail profesional?

A shpenzoni kohë duke u përpjekur për të krijuar e-mail-in profesional perfekt? Në të vërtetë ky është një art më vete por nuk është aq i vështirë për t’u mësuar.

Normalisht nuk keni pse të krijoni një super e-mail për çdo e-mail që merrni. Dhe kjo do ju kursente kohë të vyer.

Përgjigjet e regjistruara janë një mënyrë. Por edhe shembujt në internet janë alternativë tjetër.

Ju mund të krijoni një përgjigje për e-mail-e të caktuara dhe t’i ruani në ‘Word’ apo ‘NotePad’.

Ndërsa shembujt e e-mail-ve janë të disponueshme falas në internet. I tillë është ‘ProEmailwriter‘ i cili ofron për ju një përgjigje sipas e-mail-ve përkatëse.

Ju do të gjeni deri në 21 shembuj e-mail-esh, formale dhe të zakonshme. Kopjoni atë që keni nevojë dhe përshtateni sipas situatës tuaj. /PCWAlbanian