Search

Telekomi i Kosovës shpall konkursin për Kryeshef Ekzekutiv

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, ka shpallur konkursin për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv. Ky konkurs është hapur vetëm dy javë nga dorëheqja Gent Begollit.

Sipas një njoftimi për media nga Telekomi thuhet se shpallja e konkursit ka për synim përzgjedhjen e duhur të një kandidati me kualifikim, integritet të njohur dhe përvojë të nevojshme profesionale që do të udhëheq ndërmarrjen në përputhje me parimet e njohura për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike.

Duke u bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe lidhur me rekrutimin, Telekomi i Kosovës ka kërkuar përkrahje, gjithëpërfshirje dhe konsulentë nga ekspertët ndërkombëtarë për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv.

Po ashtu, Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka njoftuar se ka hartuar strategjinë për daljen nga gjendja ekzistuese e ndërmarrjes, strategji që sipas tyre përfshinë procesin e ristrukturimit dhe uljen e shpenzimeve të ndërmarrjes. /Gazeta Ekonomia/


TAG