Tesla ul çmimin e ‘Model 3’ për herë të dytë brenda vitit

Kompania Tesla njofton se ka ulur çmimin e modelit të saj të njohur si ‘Model 3’ për herë të dytë brenda këtij viti. Lëvizjet vijnë pasi kompania ka humbur një kredi për t’i bërë makinat e saja më të volitshme për blerësit amerikan,

Tesla po rrit prodhimin e ‘Model 3’ dhe përpiqet ta bëjë atë më të qasshëm për blerësit e makinave kryesore, gjithashtu kompania ka qenë duke ulur shpenzimet pasi duket të kthehet në fitime këtë vit.

Një kredi tatimore federale nuk iu dha Teslas, duke rritur çmimin e makinave me 3,750 dollarë. Tesla njoftoi se kishte zbritur çmimin e ‘Model 3’ me 1,100 dollarë, pas një ulje prej më shumë se 2,000 dollarë në muajin janar, përcjell Telegrafi.

Kjo lë çmimin fillestar të një ‘Model 3’ në 42,900 dollarë, akoma shumë më lart se çmimi prej 35,000 dollarësh që ishte premtuar nga shefi ekzekutiv, Elon Musk.

Musk i tha një përdoruesi Twitter se “kompania është duke bërë gjithçka që mundet që të zbresin çmimin bazë të Modelit 3 në 35,000 dollarë, por është mjaftë e vështirë”.

Miliarderi në muajt e fundit ka nxitur iniciativa për uljen e kostos, si shkurtimi i vendeve të punës dhe përfundimi i një programi referimi të konsumatorëve.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Italia nxjerr në shitje prona shtetërore për të paguar borxhin publik

Read Next

Air Albania lihet në harresë