Search

Trojani bankar ‘Terdot’ fiton aftësinë për të vjedhur llogaritë e ‘Facebook’, ‘Twitter’ dhe ‘Gmail’

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një formë të re dhe të sofistikuar të malware-it bazuar në trojanin famëkeq bankar ‘Zeus’ që vjedh më shumë se vetëm detajet e llogarisë bankare.

I quajtur ‘Terdot’, trojani bankar ka qenë i pranishëm që nga mesi i vitit 2016 dhe fillimisht është projektuar për të vepruar si një proxy për të kryer sulme ‘Man in the Middle (MitM)’, për të vjedhur informacionet e shfletimit siç janë informacionet e kartës së kreditit dhe kredencialet e identifikimit si dhe injektimin e kodit HTML në faqet e vizituara të internetit.

Megjithatë, hulumtuesit në firmën e sigurisë ‘Bitdefender’ kanë zbuluar se trojani bankar tani është riorganizuar me aftësi të reja të spiunazhit, siç janë shfrytëzimi i mjeteve të burimeve të hapura (Open Source) për mashtrimin e certifikatave SSL me qëllim të marrjes së qasjes në mediat sociale dhe llogaritë e postës elektronike dhe madje edhe postimi në emër të përdoruesve të infektuar. /Gazeta Ekonomia