Vdes fizikanti Stephen Hawking

Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të ditës së sotme, tha familja e tij.

Shkencëtari britanik ka qenë i njohur për punën e tij me studimin e Vrimave të Zeza dhe Relativitetin dhe ka shkruar disa libra shkencorë, përfshirë ‘Një histori e shkurtër e kohës’.

Atij në moshën 22-vjeçare i janë dhënë vetëm disa vite jetë, pasi është diagnostikuar me një formë të rrallë të sëmundjes së qelizave motorike nervore.

Sëmundja e ka lënë atë të paralizuar dhe në pamundësi për të folur, përveç me një sintetizues të zërit.

Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanikë kuantike.

Gjithashtu, ai zbuloi se Vrimat e Zeza rrjedhin nga energjia dhe zbehet për asgjë – një fenomen që më vonë do të bëhej i njohur si ‘Rrezatimi Hawking’. /Gazeta Ekonomia

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

Kosovës i rritet Borxhi Publik

Read Next

Njëmijë kredi nga Fondi kosovar për Garanci Kreditore