Search

Vidhen 1.4 miliardë fjalëkalime

Hakerët gjithmonë kërkojnë për lidhjen më të dobët për të fituar shpejt çasje në llogaritë tuaja online.

Përdoruesit e internetit zakonin e ripërdorin të njejtin fjalëkalim nëpër shërbime të ndryshme në internet dhe kështu i japin hakerëve mundësinë për të përdorur kredencialet e mbledhura nga një shkelje e të dhënave në një shërbim apo sistem për të thyer në llogaritë e tyre të tjera në internet.

Hulumtuesit nga firma e sigurisë ‘4iQ’ tani kanë zbuluar një bazë të dhënash të re kolektive në internetin e errët apo Dark Web, gjithashtu i lëshuar edhe në Torrent, përmban 1.4 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në tekst të qartë, shkruan Telegrafi.

Studiuesit thanë se arkivi i madh 41GB, përmban 1.4 miliardë kombinime të emrave të përdoruesve (username), emaile dhe fjalëkalime – të fragmentuara siç duhet dhe të renditura në dy dhe tre nivele të direktoriumeve.

Baza e të dhënave kolektive përmban kredencialet e rrjedhura nga ‘Bitcoin’, ‘Pastebin’, ‘LinkedIn’, ‘MySpace’, ‘Netflix’, ‘Last.FM’, ‘Zoosk’, ‘Badoo’ dhe ‘RedBox’, lojëra si ‘Minecraft’ dhe ‘Runescape’ dhe listat e kredencialeve si ‘Anti Public’ dhe ‘Exploit.in’.