Vlera e Reddit shkon në tre miliardë dollarë

Vlera e Reddit shkon në tre miliardë dollarë

Reddit apo që njihet ndryshe si ‘faqja e parë e internetit’ është pranë një raundi të ri financimi prej 150 deri në 300 milionë dollarë.

Sipas TechCrunch, investitori do të jetë gjiganti Tencent dhe ky investim do të dërgojë vlerën e Reddit në mbi tre miliardë dollarë.

Aktualisht është shtëpia e 300 milionë përdoruesve aktivë në muaj dhe 150 mijë subredditeve, ku një vit më parë Reddit numëronte mbi 350 punëtorë.

Gjatë vitit të kaluar, kompania gjeneroi 100 milionë dollarë të ardhura ndërsa në fund të 2018-së dhe kishte shënuar 1.4 miliard shikime videosh në muaj.

Në korrik të 2017-së, Reddit ngriti 200 milionë dollarë të ardhura dhe vlerësohej me 1.8 miliardë dollarë.

Gjatë kësaj kohe, Reddit tërhoqi edhe 250 milionë të tjera ndërsa financimi i fundit dërgon në total një investim prej 400 deri në 550 milionë dollarë që nga themelimi në 2006.

0 Reviews

Write a Review

Read Previous

BQK dhe MPB me marrëveshje për sigurinë në banka

Read Next

Gjermania shpall të jashtëligjshëm modelin e biznesit të Facebook