Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Wall Street kritikon kripovalutën e JP Morgan

Gjiganti financiar JP Morgan, siç duket ka shokuar industrinë e kripovalutave kur tha se do të lansonte valutën dixhitale JPMCoin.

Kriptovaluta e re, ndryshe nga Bitcoin, nuk mund të përdoret publikisht, por do të ofrohet vetëm për një pjesë të klientëve të bankës.

“Është shumë larg krijimit të një ekosistemi ku të gjithë pjesëmarrësit mund të përdorin një monedhë dixhitale universalisht të pranueshme dhe këmbyeshme. Përkundrazi është një mekanizëm ku vetëm JP Morgan mund të këmbejë monedhën që hedh në qarkullim”, shprehet Will Martino, veterani i bankës JP Morgan.

Natyra e centralizuar e projektit u përballë me kritika nga komuniteti kur shumë e quanin një kriptovalutë false.

Skeptiku i kriptovalutave Nouriel Roubini, këtë e quajti një marrëzi.

“Është private jo publike, bazuar në një autoritet qendror, e centralizuar dhe jo decentralizuar”, shkruante ai në Twitter, përcjell Telegrafi.

Të tjerë thonë se kriptovaluta e JP Morgan nuk është unike, sepse edhe firma të tjera financiare kanë versionet e tyre të monedhës JPMCoin si Signature Bank. Sistemi Blockchain Signet i Signature Bank ka më shumë se 100 klientë të cilët dërgojnë me të miliona dollarë çdo ditë.

Gjithashtu mund të përmendim projektin USC, i cili filloi në 2015-në për të aplikuar DLT [libri i shpërndarjes] për bankat qendrore që duan të transferojnë para.

“Me këtë monedhë mundet që banka që mos arrijë kurrë efikasitetin e pagesave dhe transferëve në një periudhë afatshkurtër. Pyetja për mua nuk është sesa sa mund të arrish diçka me këtë monedhë siç janë transferët ndërkombëtare por çfarë mund të ndërtosh me këtë arkitekturë”, shprehet Lex Sokolin, analisti i strategjik i teknologjisë financiare.

Në anën tjetër, bashkëthemeluesi i ConsenSys Capital, Andrew Keys, tha, se “Fituesit e kësaj janë JP Morgan si lojtarët e parë ndërsa klientët e bakës do të përfitojnë më tepër likuiditet dhe ulje vonesash gjithashtu edhe për komunitetin Ethereum, sepse kjo është një aprovim i teknologjisë së tyre. Humbësit janë Ripple dhe R3”.