Search

‘Watch’ risi nga Facebook

Pas shumë thashethemeve për ‘Facebook TV’, ai vjen vërtetë. Rrjeti social me dy miliardë përdorues publikon ‘Watch’ një shtojcë për videot ku nxjerr episode, spektakle, ngjarje sportive që do të bëjë trampolinën dhe për prodhime origjinale.

Kjo risi për momentin është për një grup të ngushtë përdoruesish në SHBA, por pas kësaj faze fillestare ky opsion do të zgjerojë zonën e vet. Një lëvizje që sfidon platforma si YouTube apo Netflix.

“Të shohësh një spektakël nuk duhet të jesh pasiv, mund të jetë rasti për të shpërndarë një eksperiencë e për të bashkuar persona që duan të njëjtat gjëra”, shpjegon Mark Zuckerberg në një postim.

‘Watch’, shpjegon Facebook, do të jetë i qasshëm nga të gjitha platformat e rrjetit ueb, aplikacioni për telefona dhe ‘smart tv’.