Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Zuckerberg bënë thirrje për rregullim botëror të internetit

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, bëri thirrje për rregulla gjithëpërfshirëse mbi përmbajtjen e dhunshme, integritetin e zgjedhjeve, privatësinë dhe bartjen e të dhënave.

Zuckerberg në një opinion për Washington Post, tha se kompania po kërkon rregullore që do të vendosnin bazat e përmbajtjes së ndaluar dhe që kërkohet nga kompanitë të ndërtojnë sisteme mbi përmbajtjen.

“Ne kemi përgjegjësi që t’i mbajmë njerëzit të sigurt me shërbimet tona. Kjo do të thotë të vendoset se çfarë llogaritet propagandë terroriste apo të tjera. Ne vazhdimisht shqyrtojmë politikat tona, por ne gjithmonë do të marrim vendime që njerëzit nuk do të pajtohen”, shkruan Zuckerberg, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij shënojnë përpjekjen për të formuar diskursin rreth mënyrës se si Facebook mbledh informacionin, e përdor dhe shpërndan atë.

Facebook ka qenë objekt i hetimeve nga qeveritë e ndryshme pas skandalit të Cambridge Analytica. Gjithashtu, në mes të muajit mars, kompania ishte nën kritika se si kishte lejuar të qarkullonte transmetimi i drejtpërdrejt i sulmit në Zelandë të Re.

Gjatë vitit të kaluar, ligjvënësit amerikan kanë përqendruar më shumë vëmendjen mbi kompaninë dhe ndikimin e madh të saj, duke kërkuar nga drejtuesit – duke përfshirë Zuckerberg – të dëshmojnë përpara Kongresit për të shpjeguar përhapjen e keqinformimit, gjuhën e urrejtjes dhe manipulimin e zgjedhjeve në platformë.

Në shkrimin e tij, Zuckerberg propozon që “rregulloret mund të përcaktojnë bazat për atë që është e ndaluar dhe kërkojnë nga kompanitë të ndërtojnë sisteme të përmbajtjes së dëmshme”.

Facebook krijoi një sistem të skanimit të përmbajtjes që gjatë viteve ka shtuar rregulla të bazuara në reagimet ndaj ndryshimeve në sjelljen e përdoruesve, siç ishte rasti i sulmit terrorist në Zelandë të Re.

Kur përdoruesit ose sistemet kompjuterike raportojnë postimet si problematike, ato dërgohen te një nga 15 mijë moderatorët e kompanisë në mbarë botën. Por, siç duket ky proces nuk është gjithmonë i saktë.

“Ligjvënësit shpesh më thonë se kemi shumë pushtet mbi fjalën dhe sinqerisht pajtohem. Unë kam ardhur për të besuar se ne nuk duhet të marrim shumë vendime të rëndësishme në lidhje me fjalën tonë”, shkroi Zuckerberg.

Miliarderi tha se Facebook do të mirëpriste standardet e përbashkëta për verifikimin e akterëve politikë, duke përmendur praktikat e vendosura nga reklamuesit në shumë vende për verifikimin e identiteteve para se të blinin reklama politike.