Search

Zuckerberg: Bie koha e shfrytëzimit të Facebook

Themeluesi dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, dje tha se nga ndryshimet që kompania i bëri në shërbimin e saj, vitin e kaluar është pakësuar në 5 për qind koha e qëndrimit në Facebook.

“Tashmë në tremujorin e fundit të vitit 2017, kemi bërë ndryshime për të shfaqur më pak video virale dhe të sigurojmë që koha e njerëzve është shpenzohet mirë. Në total, bëmë ndryshime që pakësuan kohën e kaluar në Facebook me afërsisht 50 milionë orë çdo ditë. Biznesi dhe komuniteti ynë do të jetë më i fortë dhe afat të gjatë”, kishte shkrar ai, përcjell Telegrafi.

Në një konferencë telefonike me analistët, Zuckerberg, tha se shifra përfaqësonte 5 për qind të totalit.

Gjithashtu, kompania ka filluar të bëjë ndryshime në algoritmin e saj lidhur me rekomandimet e përmbajtjes mes kritikave se Facebook është përdorur për të përhapur keqinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet e tjera të dhunshme.

Prillin e kaluar, një përdorues në Facebook regjistroi dhe ngarkoi një video duke vrarë një burrë të moshuar.

Në lidhje me fitimet e kompanisë, në nëtor Zuckerberg kishte thënë se “Dua të jem i qartë në lidhje me prioritetin tonë. Mbrojtja e komunitetit tonë është më e rëndësishme sesa maksimizimi i fitimeve tona”.

“Rënia e kohës së shpenzuar mund të sjell që kompania të vendos më shumë reklama në ‘News Feed’ për të mbajtur çmimet e reklamave të qëndrueshme”, tha drejtori ekzekutiv i Hearts & Science, Ben Hovaness.

Reklama e Facebook-it shitet përmes një forme ankandi, që do të thotë se çmimi lidhet me kërkesën. Ndërsa koha e përdoruesit zvogëlohet, inventari i reklamave në ‘News Feed’ gjithashtu do të ulet. Menjëherë, do të shkaktojë ngritjen e çmimeve të reklamave, kështu që Facebook do të duhet të balancojë çështjen duke shtuar reklama më shumë.

“Facebook do të duhet të rrisë aktivitetin e reklamës për të mbajtur kostot në pozitë të qëndrueshme”, tha Hovaness.

Facebook njoftoi shitjet nuk arritën pritjet e analistëve. Fitimi i saj ishte më i vogël se sa ishte planifikuar për shkak të një rritjeje të madhe të faturës së tatimit të shkaktuar nga ndryshimet e taksave të fundit.