Search

Zuckerberg shet 75 milionë aksione

Prej 170 dollarësh për një aksion, Zuckerberg do të shesë 75 milionë aksione në vlerë prej 12.7 miliardë dollarë nga Facebook-u i tij, njoftoi ai përmes një postimi.

Gjithashtu, shefi ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikuar të shesë edhe 35 milionë aksione të tjera me vlerë 6 miliardë dollarë.

Ai do t’i shesë aksionet për të financuar fondin e tij filantropik ‘Chan Zuckerberg Initiative’, të cilin e themeloi në 2015-në.

Zuckerberg tha se Facebook do të tërhiqet nga propozime për të ri klasifikuar aksionet dhe krijuar një formë aksioni pa të drejtë votimi. Ai shpjegoi këtë lëvizje me faktin se vlera e aksioneve të Facebook po rritet dhe ai mund të shesë ca dhe të vijojë të mbajë kontroll mbi kompaninë që ka themeluar.

Ai do të shesë 99 për qind të aksioneve të tij në Facebook me vlerë 70 miliardë dollarë.