Search

Zvicra, Kazakistani dhe Armenia bashkohen kundër ndalimit të reklamave të kriptovalutave

Organizatat e Kriptovalutave dhe Blockchainit në Zvicër, Kazakistan dhe Armeni janë bashkuar kohët e fundit me ata të Rusisë, Kinës dhe Koresë së Jugut në paraqitjen e një padie të përbashkët kundër kompanive të internetit për ndalimin e reklamave të lidhura me kriptovalutat.

Planet për të paraqitur padinë e përbashkët kundër gjigantëve të teknologjisë Google, Twitter dhe Facebook u zbuluan së pari më 27 mars. Organizatat që fillimisht parashtruan ankesën përfshijnë Shoqatën Ruse të Kriptovalutave dhe Blockchain (RACIB), Shoqëritë e Biznesit të Koresë së Jugut dhe LCBT, një shoqatë kineze e investitorëve të kriptovalutave.

Sipas Yury Pripachkin, presidentit të RACIB, përcjell Telegrafi, anëtarët e rinj të padisë së përbashkët përfshijnë shoqata të tilla si firmë zvicerane InnMind FinTech, Shoqata Armene e Blockchainit dhe Blockchain Kazakistan.

Më 30 janar, Facebook i ndaloi reklamuesit në lidhje me kriptovalutat dhe Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO), duke cituar ‘praktikat mashtruese’.

Në mars, Google ndoqi masën duke e njoftuar se do të fillojë bllokimin e reklamave të të gjitha llojeve në qershor 2018.

Në fund të marsit, Twitter konfirmoi se gjithashtu do të ndalojë reklama të lidhura me kriptovalutat, të tilla si ICO, shkëmbimet e kriptovalutave dhe shërbimet e portofolit, përveç nëse ato janë kompani publike.