Gazeta Ekonomia

Kupto Ekonominë

Zyrtarët botëror të financave zotohen të nxjerrin ekonominë nga ngadalësimi

U mbajt takimi me përfaqësues dhe zyrtarë nga 189 vende të botës i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, me qëllim marrjen e masave, në mënyrë që ngadalësimi i zhvillimit ekonomik, që nisi në rang botëror vitin 2018, të kapërcehet nga një rritje ekonomike për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, rritje që synohet edhe për vitin pasardhës.

Më herët, në kuadër të këtij takimi, u mbajtën gjithashtu mbledhje dhe panele diskutuese të ministrave të Financës dhe guvernatorëve të bankave qendrore të grupit prej 20 ekonomive më të fuqishme botërore.

Me qëllim tejkalimin e problemeve ekonomike dhe ngadalësimit që ke prekur ekonominë botërore, zyrtarë nga financat botërore janë zotuar për bashkëpunim dhe marrje të masave konkrete. Megjithatë duke qenë se ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një sërë vendesh të tjera ka ende përballje të tensionuara për çështjet tregtare dhe jo vetëm, zgjidhja nuk vjen kaq lehtë.

Sipas sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, administrata e Donald Trumpit ka shtyrë dhe vonuar reforma të ndryshme të huadhënies, prandaj Banka Botërore duhet të marrë masa më konkrete që huat të zhvendosen me fokus nga vendet e varfra dhe jo ekonomitë me rritje shumë të shpejtë si Kina. Një nismë e tillë do të bënte që në vendet e varfra, të kishte një rritje efektive të investimeve private.

Sipas Komitetit drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të mbrojtur ekspansionin ekonomik aktual është e nevojshme të veprohet menjëherë dhe të nxitet mbështetja për rritje në dobi të të gjithëve.

I njëjti fokus u vendos edhe në fjalimet e konferencës për shtyp në përfundim të takimit, ku Lesetja Kganyuago, kryetare e Komitetit u shpreh se vendet duhet të jenë gati të trajtojnë çështjet e stabilitetit financiar me çdo mjet në dispozicion.