Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Banka e Italisë po i përdor publikimet në Twitter për të matur inflacionin

Banka e Italisë ka deklaruar se ka krijuar një serë treguesish eksperimentalë, nga përmbajtja e miliona publikimeve në Twitter, duke gjurmuar me saktësi sjelljen e konsumatorëve mbi çmimet, për të ofruar një mjet të ri të fuqishëm për politikat monetare.

Kjo përpjekje vjen ndërkohë që ekonomistët dhe politikëbërësit në botë, po përqendrohen tek mediet sociale dhe burime jo të tjera, për të matur “humori” e konsumatore, ndërkohë që inflacioni vazhdon të injorojë objektivat e bankave qendrore.

Hulumtuesit zbuluan se treguesit e tyre, bazuar në milionë publikime në Twitter, jo vetëm u përputhën me inflacionin përfundimtar dhe masat ekzistuese statistikore për pritshmëritë e çmimeve, por ishin gjithashtu në kohë reale dhe ofruan detaje më të imëta.

“Rezultati tregon se Twitter mund të jetë një burim për shpikjen e një metode të re”, theksuan autorët e studimit prej 107 faqesh, duke shtuar se, “ky hulumtim italian mund të riprodhohet në të gjithë botë.

Ky rrjet social ka thuajse 200 milionë përdorues aktiv mujor në botë dhe kishte rreth 10 milionë përdorues aktiv në Itali në vitin 2019. Analiza nisi duke mbledhur 11.1 milionë shkrime në Itali mes muajit qershor 2013 dhe dhjetor 2019, që përmbanin të paktën një nga disa fjalë të zgjedhura që lidhen me inflacionin, çmimet dhe dinamikën e çmimeve.

“Arsyeja për përqendrimin tek numri i cicërimave është nocioni intuitiv që sa më shumë njerëz të flasin për diçka, më i madh është probabiliteti që të reflektojë mendimin e tyre dhe se kjo mund të influencojë pritshmëritë e njerëzve të tjerë”, thekson studimi.

Baza e të dhënave më pas u pastrua, për të hequr reklamat apo publikimet që përdorin fjalën “inflacion”, jo në kontekstin e duhur. /Scan TV/