Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Biden: Pakoja e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh do të hapë 7 milionë vende pune

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se paketa e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarë kundër COVID-19 do të hapë 7 milionë vende pune.

Paketa e ndihmës në fjalë është e rëndësishme për vendin, nënvizoi Biden i cili duke rikujtuar karrierën e tij në Kongres tha se miratimi i ligjeve të tilla është shumë i vështirë.

“Kjo paketë ekonomike do të kontaktojë drejtpërdrejt situatën emergjente në vend. Do të ndryshojë jetën e miliona njerëzve”, tha Biden.

Sipas tij, edhe çeku prej 1,400 dollarë që do t’u jepet personave në kuadër të paketës së ndihmës ekonomike që nga fundi i kësaj jave.

“Kjo paketë e ndihmës ekonomike do të hapë vende pune për 7 milionë persona”, shtoi ai.

Paketa e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarë e cila ishte një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës prej një kohe të gjatë në SHBA, u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve më 27 shkurt.

Pas bisedimeve prej një kohe të gjatë, projektligji u miratua më 6 mars në Senat duke kaluar pa nevojën e mbështetjes së republikanëve me një rregullore ligjore të emërtuar si “pajtim” dhe e cila ishte aktivizuar më parë.

Për shkak të rregullimeve të bëra projektligji u ridërgua për miratim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili duke miratuar paketën më 10 mars e dërgoi për nënshkrim tek presidenti Biden.

Në kuadër të paketës së mbështetjes ekonomike, parashikohet të sigurohet një ndihmë e drejtpërdrejt në para me një vlerë prej 1,400 dollarë për personat që fitojnë më pak se 75 mijë dollarë në vit. /Telegrafi/