Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Bitcoin arrin një rekord prej rreth 50 mijë dollarësh – merr mbështetje nga disa kompani të Fortune500

Bitcoin arriti një rekord të ri rekord prej rreth 50 mijë dollarësh, pasi disa nga kompanitë kryesore Fortune500 i dhanë mbështetje kriptovalutës.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, kjo kriptovalutë u tregtua me 49,708.58 dollarë, ku arriti çmimin më të lartë të të gjitha kohërave.

Kriptovaluta është rritur pasi disa kompani si Tesla, MasterCard dhe BNY Mellon i dhanë mbështetje.

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Po ashtu, MasterCard tha se do të mbështes kriptovalutën, ndërsa BNY Mellon njoftoi se do të hapte shërbimet e saj ndaj këtyre monedhave.

Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.

Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 1.5 trilion dollarë, ku përbën mbi 60 për qind të tregut të këtyre valutave.