Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Bitcoin rritet me mbi 17 mijë dollarë, hera e parë në gati tre vjet

Bitcoin ka arritur vlerën prej mbi 17 mijë dollarë, një nivel që nuk është thyer për gati tre vjet.

Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht po tregtohet me 17,767.18 dollarë, që është një rritje prej 7 për qind brenda 24 orëve.

Pra, vlera e kësaj kriptovalute ka arritur pikën më të lartë që prej 7 janarit 2018.

Ditë më parë, PayPal kishte njoftuar se do t’u ofrojë klientëve shërbimin e blerjes, shitjes dhe mbajtjes së Bitcoin dhe parave të tjera virtuale që ata gjithashtu do të jenë në gjendje t’i përdorin për të paguar në dyqane.

Megjithatë, vlera e saj aktuale mbetet larg asaj që kishte në vitin 2017 prej rreth 20 mijë dollarë.