Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Detajet që duhet t’i dini për miliarderin e dekadës – Bill Gates

Bill Gates u lind më 28 tetor të vitit 1955 në Settle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga babai William H. Gates i cili ishte avokat, kure e ëma, Mary Gates, ishte një mësuese dhe drejtoreshë në United Way International.

Ai gjithçka nisi kur ishte fëmijë dhe filloi të programonte kur ishte vetëm 13 vjeç.

Programi i parë ishte një version i lojës “Tic-Tac-Toe” ku mund të luaje kundër kompjuterit.

Në vitin 1975, ai themeloi Microsoftin me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen pasi braktisi studimet në Harvard.

Në moshën 30 vjeçare ai u bë miliarder. Duke filluar nga viti 1996 deri në vitin 2015, Gates ka qenë në krye të listës së miliarderëve për nga vlera e saj.

Në 1999 Gates ka shkruar librin “Business: The Speed of Thought”, që tregon si teknologjia e kompjuterëve mund të zgjidhë probleme biznesi në mënyra të reja. Libri ishte publikuar në 25 gjuhë edhe shitet në më shumë se 60 shtete te botës.

Po ashtu, ai është autor dhe bashkautor i librave “The Road Ahead” dhe “How to Avoid a Climate Disaster”.

Gates hoqi dorë nga drejtimi i Microsoft në vitin 2006.

Ai bashkë me gruan e tij Melinda kanë krijuar fondacionin “Bill and Melinda Gates”, të cilët deri më tani kanë dhuruar mbi rreth 35 miliardë dollarë për të ndihmuar iniciativa filantropike në fushën e shëndetësisë edhe edukimit në mbarë botën.

Ai zotëron një koleksion të veturave Porche, “Headliner” është vetura e tij sportive Porsche 959.

Një nga shpenzimet më të mëdha të tij ishin “Codex Leicester”, një koleksion shkrimesh nga Leonardo da Vinci. Ai e mori atë në një ankand të vitit 1994 për 30.8 milionë dollarë.

Përveç se zotëron vetëm 1 për qind të aksioneve në Microsoft, ai është themelues apo aksionar edhe në këto kompani: Auto Nation, bgC3, Canadian National Railway, Cascade Investment, Corbis, Earth Now, Eclipse Aviation, Ecolab, Research Gate dhe Terra Power.

Këshillat e tij janë të ndryshme, duke filluar nga premtimi i karrierave në fushat si inteligjenca artificiale, shkencat e energjisë, etj., e deri te shoqërimi me njerëz të cilët ju nxisin ta përmirësoni veten.

Aktualisht Gates është personi i dytë më i pasur në botë pas Jeff Bezos të Amazon me një pasuri prej 100 miliardë dollarë. /Gazeta Ekonomia/