Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

E harron fjalëkalimin, i ka edhe dy mundësi që t’i qaset pasurisë së tij në Bitcoin që vlen 240 milionë dollarë

Stefan Thomasit i kanë mbetur vetëm dy mundësi që ta kthej pasurinë e tij prej 240 milionë dollarësh [197 milionë euro].

Thomas një programer nga San Francisco, kishte fituar 7,002 Bitcoina, si shpërblim për të bërë një video që shpjegon se si funksionon kriptovaluta.

Në kohën kur ai u pagua, Bitcoin kishte vlerën ndërmjet 2 dollarë deri 6 dollarë.

Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 34 mijë dollarë dhe vlera e ‘kuletës’ së tij dixhitale është 240 milionë dollarë. Por, ai e ka harruar passwordin që t’i kyçet kësaj pasurie.

Thomas deri më tani ka provuar tetë herë, në mënyrë të pasuksesshme, që të kyçet dhe nëse ai provon edhe dy herë, të dhënat e tij që gjendet në disk do të enkriptohen dhe ai kurr nuk mund t’i sheh ato para.

“Unë thjesht shtrihem në shtrat dhe mendoj për këtë. Më pas futem në kompjuter me një strategji të re dhe nuk funksion. Jam i dëshpëruar”, thotë Thomas, përcjell Telegrafi.

Eksperti i sigurisë, Alex Stamon ka thënë se ai mund të qaset në Bitcoinat e tij brenda gjashtë muajve, nëse Thomsa ia ofron 10 për qind të vlerës.

“Për 220 milionë dollarë Bitcoina të bllokuar, ju nuk duhet ta provoni 10 herë fjalëkalimin, por dërgoni profesionistëve 20 IronKeys dhe prisni gjashtë muaj për të gjetur një kanal anësor. Do ta bëj për 10 për qind. Më telefono”, ka shkruar Stamon në Twitter.

Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.

Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 953 milionë dollarë, ku përbën rreth 70 për qind të tregut të këtyre valutave.