Elon Musk ka tentuar t’ia shesë Tesla kompanisë Apple
Kompanitë Apple dhe Tesla mund të jenë shumë shpejt konkurrentë në biznesin e makinave pa shofer, mirëpo kanë mundur të përfundojnë edhe në ekipin e njëjtë.
Duke iu përgjigjur një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, se gjiganti Apple është duke tentuar të zhvillojë një makinë autonome të pasagjerëve deri më 2024, shefi ekzekutiv i kompanisë Telsa, Elon Musk ka thënë se ka takuar shefin ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, më 2017, në ditët “më të errëta” të kompanisë që drejton, duke i propozuar që Apple të blejë Teslan, që prodhon makina elektrike.
“Ai ka refuzuar që të marrë pjesë në takim. Çmimi do të mund të ishte një e dhjeta e vlerës tonë aktuale”, ka shkruar Musk.
Vlera e aksioneve të kompanisë Tesla tani arrin në 640 miliardë dollarë.
Strange, if true.
– Tesla already uses iron-phosphate for medium range cars made in our Shanghai factory.
– A monocell is electrochemically impossible, as max voltage is ~100X too low. Maybe they meant cells bonded together, like our structural battery pack?
— Elon Musk (@elonmusk) December 22, 2020
“Ditët më të errëta të programit Modeli 3”, duket se është referencë për një periudhë që Musk e ka përshkruar si “ferr të prodhimit” kur një lloj makinë ka pasur probleme serioze dhe kompania nuk ka pasur shumë para.
Musk pati thënë në të kaluarën se kompania e tij ka qenë në prag të falimentimit.
Kompania Apple, në anën tjetër, nuk është deklaruar ende për këtë çështje. /REL/