Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Elon Musk kishte kërkuar të shes 10 për qind të aksioneve të Teslas, zhvlerësohet vlera e tyre për 7.5 për qind

Aksionet e Teslas janë zhvlerësuar për 7.5 për qind, pasi një sondazhi në Twitter ku i ka kërkuar Elon Muskut të shes një të dhjetën e aksioneve që zotëron në kompani.

Musk, si personi më i pasur në botë, ka publikuar në këtë rrjet social njoftimin se do t’i shes 10 për qind të aksioneve, nëse përdoruesit do ta miratojnë propozimin.

Aksionet e prodhuesit më të madh të veturave elektrike në 1,146.43 dollarë, ndërsa vlera e tyre në Bursën e Frankfurtit ishin 989.10 euro.

Sondazhi duke pyetur ndjekësit e Muskut nëse ai duhet të shesë aksione, mblodhi më shumë se 3.5 milionë vota dhe 57.9 për qind e tyre votuan “Po”.

Shitja e disa prej aksioneve të tij mund të krijoj fonde për të paguar taksat.

“Unë jam i përgatitur të pranoj secilin prej rezultateve”, tha Musk, pas përfundimit të votimit.

Që nga 30 qershori, aksionet e Muskut në Tesla arritën në rreth 170.5 milionë aksione dhe shitja e 10 për qind e tyre do të arrinte në afërsisht 21 miliardë dollarë.

Ai zotëron 23 për qind të aksioneve në Tesla, kompanisë më e vlefshme e makinave në botë.

Musk vazhdon të qëndroj në krye të listës për sa i përket njerëzve më të pasur të botës.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, ai zotëron 338 miliardë dollarë pasuri, me një rritje prej 169 miliardë dollarë brenda një viti. /Telegrafi/