Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Elon Musk pyet ndjekësit e tij: A duhet ta pranoj Tesla kriptovalutën Dogecoin?

Themeluesi i kompanisë së veturave elektrike Tesla, Elon Musk ka reaguar përsëri lidhur me Dogecoin.

Musk me anë të një shkrimi në Twitter ka kërkuar nga ndjekësit e tij nëse kompania duhet ta pranoj këtë kriptovalutë.

“A duhet ta pranoj Tesla kriptovalutën Dogecoin?”, pyet Musk.

Deri më tani, pyetjes së tij i janë përgjigjur mbi 3.3 milionë ndjekës nga rreth 54 milionë që ka.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, kjo kriptovalutë po tregtohet me 0.5 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që shefi ekzekutiv i SpaceX dhe Teslas e përkrah Dogecoin.

Kjo kriptovalutë në vitin 2013 kishte filluar si shaka nga zhvilluesi i IBM, Billy Markus dhe programeri Jackson Palmer, Dogecoin duhej të satirizonte në internet kriptovalutat në atë periudhë.

Dogecoin është përkrahur gjithashtu nga shumë të famshëm, si Snoop Dogg, Gene Simmons dhe më i rëndësishmi, Elon Musk.