Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-së janë pajtuar në takimin e tyre në Cornwall për një iniciativë botërore për projekte infrastrukturore.

Temat ekonomike dhe ato të politikës së jashtme dominuan ditën e dytë të Samitit të shtatë vendeve më të pasura. Të shtunën shtetet e G7-së ranë në ujdi për krijimin e një iniciative botërore infrastrukturore si kundërpeshë ndaj Kinës.

Krerët e shtatë shteteve dhe qeverive të vendeve lider ë industrializuara vendosën të shtunën që vendeve të varfra t’u ofrojnë partneritete “të orientuar nga vlerat, cilësore dhe transparente”.

“Nuk bëhet fjalë të dalësh kundër Kinës ose të matesh me Kinën, por të krijosh një vizion pozitiv alternativ për botën”, tha një përfaqësues u Shtëpisë së Bardhë.

Plani infrastrukturor për vendet e varfra dhe ato në zhvillim u vendos me iniciativë të presidentit amerikan, Joe Biden. Ai synon të jetë një kundërpeshë ndaj “Rrugës së re të Mëndafshit”, të cilin Pekini po e nxit me zgjerimin e infrastrukturës së transportit, atë tregtare dhe industriale.

Një sërë vendesh, sidomos SHBA e shohin me sy kritik rritjen e vazhdueshme të influencës së Kinës dhe e akuzojnë Republikën Popullore të Kinës, se i përdor projektet e këtij programi, si mënyrë për të rritur influencën e saj gjeopolitike.

Sipas një përfaqësuesi amerikan, presidenti Joe Biden kërkon më shumë distancim nga Kina dhe krahas planit infrastrukturor botëror kërkon edhe një pozicionim kundër punës së detyruar të pakicës ujgure ne Kinë.

Si mësim nga kriza e pandemisë COVID-19, vendet e G7-s duan të jenë të përgatitura me një paketë për shëndetin. Organizata të ndryshme humanitare akuzojnë shtetet e G7-s se masat e tyre në luftë kundër pandemisë nuk mjaftojnë. /Deutsche Welle/