Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Gjysma e punëtorëve të Facebookut gjatë dekadës së ardhshme do të punojnë nga shtëpia përgjithmonë

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg beson se gjysma e 50 mijë punëtorëve të kompanisë do të mund të punojnë nga shtëpitë e tyre përgjithmonë, duke ju bashkuar një numri të vogël të kompanive të cilat kanë përqafuar punën e decentralizuar gjatë pandemisë së COVID-19.

Në dekadën e ardhshme, Zuckerberg parashikon se 50 për qind e fuqisë punëtore do të punojë nga shtëpia.

“Duam që të jemi lider në punën në distancë dhe kemi një plan të qartë sesi do ta bëjmë këtë”, tha Zuckerberg.

Madje Facebook do të bëjë të mundur që punëtorët aktual të aplikojnë për të punuar nga shtëpia dhe nëse demonstrojnë performancë të kënaqshme dhe janë të aftë të punojnë nga shtëpia, do të lejohen me këtë mënyrë pune përgjithmonë.

Së bashku me Google, rrjeti social ka lejuar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2020.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai theksoi se punëtorët të cilët e kanë të nevojshme të rikthehen në zyrat e punës mund ta bëjnë pas korrikut nën masat e përcaktuara nga autoritetet.

Por pjesa më e madhe e tyre, të cilët kanë bërë punën nga shtëpia do të mund të vazhdojnë ta bëjnë atë deri në fund të vitit. /Gazeta Ekonomia/