Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Google zbulon shifrat alarmante të sulmeve kibernetike gjatë pandemisë së COVID-19

Mashtruesit dërgojnë 18 milionë e-maila me malware rreth COVID-19 çdo ditë në Gmail.

Sipas Google, pandemia ka nxitur një shpërthim të sulmeve me phishing ku kriminelët tentojnë të mashtrojnë përdoruesit duke i bërë të ekspozojnë të dhënat personale.

Kompania tha se bllokon çdo ditë 100 milionë e-maila phishing dhe vetëm javën e kaluar dhe një e pesta e tyre ishin mashtrime me Coronavirusin.

Google thotë se virusi mund të bëhet mashtrimi më i përdorur me phishing ndonjëherë.

Individëve ju dërgohen e-maila sikur vinë nga autoritet si Organizata Botërore e Shëndetësisë për të bërë ata që të shkarkojnë malware ose të dhurojnë para. Kriminelët kibernetik kanë tentuar të përdoren edhe pakot e ndihmës nga qeveritë e vendeve duke imituar institucionet publike.

Gjiganti i teknologjisë pretendon se ka bllokuar 99.9 për qind të e-mailave të tillë.

Aktualisht, Gmail përdoret nga 1.5 miliard përdorues. /Gazeta Ekonomia/