Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Inovacioni në Silicon Valley nuk është imun ndaj pandenisë COVID-19

Inovacioni nuk është imun ndaj pandemisë COVID-19. Nga mesi i muajit mars, një numër i madh i bizneseve fillestare dhe “unicorn” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë detyruar të pushojnë njerëz nga puna

Të punosh në sektorin e inovacionit, në këtë kohë, nuk është domosdoshmërisht sinonim i sigurisë së vendit të punës. Konfirmimi vjen nga Layoffs Fyi, që gjurmon pikërisht numrin e njerëzve të pushuar nga puna në bizneset fillestare teknologjike që t’i ekspozojnë ndaj kompanive që kërkojnë të punësojnë personel, duke nisur nga muaji mars me përhapjen e Coronavirusit.

Të dhënat që janë rimarrë edhe nga Visual Capitalist, u referohen periudhës 11 mars deri 26 maj. Shifrat hedhin dritë në skenarin e njerëzve të pushuar nga puna në mesin e bizneseve teknologjike, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë identifikuar 30 ndër kompanitë më të rëndësishme që i përkasin kësaj kategorie, por edhe në nivel botëror janë 15 prej tyre.

Dy sektorët më të prekur nga pushimet nga puna të punëtorëve janë transportet dhe turizmi (ndër 30 bizneset e marra në studim) dhe nuk është një surprizë duke pasur parasysh kufizimet e aplikuara në kohë dhe mënyrat e ndryshme në nivel botëror, edhe pse sektorët e prekur më shumë kanë natyrë heterogjene.

Uber qëndron në krye me rreth 6,700 punëtorë të pushuar nga puna ose 25 për qind e totalit të tyre, si pasojë direkte e mbylljes së 45 zyrave.

Uber ndiqet nga pesë kompani të tjera, me më shumë se 1 mijë të pushuar nga puna në harkun e dy muajve e gjysmë si, Groupon me 2,800 të pushuar ose 44 për qind, Airbnb me 1,900 të pushuar apo 25 për qind, Toast me 1,300 të pushuar app 50 për qind, Yelp me 1,000 të pushuar apo 17 për qind dhe Magic Leap me 1,000 të pushuar apo 50 për qind.

Ndryshimi në lidhje me se sa numri i pushimeve nga puna ka ndikuar në totalin e forcës së punës është gjithsesi konstant në pjesën tjetër të kompanive dhe varion nga rastet ku ndikimi u zbut pjesërisht nga numrat absolute si WeWork, ku 550 të pushuar nga puna i korrespondojnë 4 për qind krahasuar me 15 mijë punëtorë në total, te raste shumë më të rënda ku shkurtimet arrijnë maja ose barabartë me 100 për qind.