Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Instituti i Varshavës: Një izolim i dytë nga pandemia COVID-19 do ta shkatërronte ekonominë e Rusisë

Vlera e rublës ruse në fillim të muajit nëntor ka rënë në nivelet më të ulëta që nga viti 2014, duke u zhvlerësuar për 30 për qind brenda një viti.

Shqetësimet për sanksione pas helmimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe pasiguria e tregjeve botërore në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë disa nga arsyet se pse rubla pati një rënie të tillë.

Sipas Institutit të Varshavës, përcjell Telegrafi, vendosja e masave të reja për të parandaluar virusin COVID-19, do të ishte shkatërrimtare për ekonominë e Rusisë.

Sidoqoftë, autoritetet vendore thonë se nuk do të ketë një izolim të dytë, ashtu siç ka qenë në fillim të pandemisë.

[related-to url=”https://telegrafi.com/rubla-ruse-nen-presionin-e-pandemise-covid-19-naftes-dhe-putinit/”]

Që nga muaji janar deri në gusht, Produkti i Brendshëm Bruto ka rënë me rreth 3.6 për qind nga viti në vit. Ministria ruse e Ekonomisë pret që brenda vitit, PBB-ja të bie për 3.9 për qind, megjithatë, parashikimi nuk ka marr parasysh valën e dytë të pandemisë COVID-19.

Kreu i Odës ruse të Auditimit, Aleksei Kudrin ka thënë se ekonomia e vendit brenda këtij viti do të bie për 4.8 për qind, duke shtuar se qeveria duhet të rishikoj buxhetin për vitin 2021.

Aktualisht sipas Worldometer, numri i përgjithshëm i rusëve që ishin infektuar nga COVID-19 ka arritur në 1,817,109 persona, nga të cilët 31,161 prej tyre kanë vdekur.