Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Intesifikohen pagesat për fermerët përfitues nga viti 2019

Marrë parasysh gjendjen emergjente të shkaktuar nga pandemaia e Coronavirusit dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka intensifikuar realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019.

Saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1,669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro.

Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1,702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro. /Gazeta Ekonomia/