Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Kompania norvegjeze DNV GL tërhiqet nga projekti i gazsjellësit rus ‘Nord Stream II’

Pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kontraktor norvegjez në “Nord Stream II” ka refuzuar të mbështesë projektin e tubacionit të gazit të drejtuar nga Gazpromi rus.

Det Norske Veritas – Germanischer Lloyd (DNV GL), i cili është i ngarkuar me procedurat e verifikimit, konfirmoi se ka ndaluar punën në gazsjellës.

“DNV GL do të ndalojë të gjitha aktivitetet për të verifikuar sistemin e tubacionit ‘Nord Stream II’ në përputhje me sanksionet dhe për sa kohë që këto sanksione mbeten në fuqi. Ne jemi duke zbatuar një plan për të kufizuar mbështetjen tonë për projektin”, tha kompania me bazë në Oslo, përcjell Telegrafi.

Kjo i jep fund bashkëpunimit 8-vjeçar, kur Gazprom filloi ndërtimin e tubacionit “Nord Stream II”.

Ligjvënësit amerikanë janë pajtuar të zgjerojnë sanksionet ndaj kompanive të përfshira në tubacionin e gazit “Nord Stream II”, pasi Gazprom e udhëhequr nga Rusia u zotua se do të rifillojë punimet, një vit pasi ishte ndërprerë ajo.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sanksione ndaj kompanive që nuk hoqën dorë nga projekti i “Nord Stream II”.

Si dhe SHBA-ja ashtu dhe Polonia e Ukraina janë kundër ndërtimit, duke thënë se projekti do t’i japë Moskës një avantazh mbi Gjermaninë.