Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Kriza e Eurozonës, shumë më keq se pritshmëritë

Ekonomia e Eurozonës është shumë më keq nga sa shpresohej, duke u përballur me një recesion edhe më të thellë parashikimet më pesimiste të Bankës Qendrore Evropiane.

Kështu tha Christine Lagarde, presidentja e institucionit më të lartë bankar evropian.

Sipas saj, prodhimi në rajon do të zvogëlohet midis 8 për qind dhe 12 për qind, me vlerësimet për një rënie më të butë tani që kufizimet po lehtësohen.

Vërejtjet e saj nxjerrin në pah ashpërsinë e pasojave për Evropën pasi shumë biznese u detyruan të mbyllen për shkak të pandemisë së COVID-19, duke kushtuar qindra mijëra vende pune dhe duke rrezikuar miliona të tjera.

Si banka qendrore ashtu edhe qeveritë kanë rritur shpenzimet për t’i ofruar ndihmë firmave dhe familjeve, me Komisionin Evropian që do të njoftojë planeve për një paketë mbështetëse në tërë rajonin më vonë gjatë ditës së sotme.

“Do të kemi një kuptim më të mirë brenda disa ditësh ndërsa botojmë parashikimet tona në fillim të qershorit, por ka të ngjarë të mbetemi tek skenarët e mesëm dhe të rëndë”, tha Lagarde.

BQE-ja është e vendosur që javën e ardhëshme të rishikoj parashikimet e saj zyrtare për rritjen dhe inflacionin, kur Këshilli Drejtues gjithashtu vendos për politikën që do të ndiqet.

Në muajin mars, Banka Qendrore nisi një program të blerjes së pasurive prej 750 miliardë eurosh, i cili mund të rritet në takimin e javës tjetër.

Anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Isabel Schnabel tha se krijuesit e politikave janë të gatshëm të zgjerojnë ndonjë prej instrumentave në dispozicion nëse të dhënat tregojnë se ka nevojë për diçka të tillë.

“Në lidhje me Programin e Blerjes së Urgjencës Pandemike, kjo ka të bëjë me madhësinë, por edhe përbërjen dhe kohëzgjatjen e programit”, tha ajo.