Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Kryeministrja e Zelandës së Re sugjeron katër ditë pune në javë, si mënyrë për ta ndihmuar vendin pas COVID-19

Pandemia e COVID-19 ka goditur ekonominë botërore dhe megjithëse disa vende ia kanë dalë ta kontrollojnë përhapjen e virusit më mirë se të tjerat, përsëri turizmi dhe shërbimet janë dy nga sektorët që po vuajnë humbjet më të mëdha.

Për këtë arsye, qeveritë janë duke shqyrtuar masa të shumta me qëllim stimulimin e ekonominë dhe rikthimin e sektorëve në fjalë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm.

Industria e turizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm dhe me peshën më thelbësore në ekonominë e Zelandës së Re, është goditur rëndë si pasojë e pandemisë dhe ndalimit të lëvizjes.

Fillimisht java e punës me katër ditë filloi të eksperimentohej dhe provohej në vitin 2018 nga Perpetual Guardian, një biznes vendas që tani thotë, se java katër ditëshe e punës është diçka që mund të zbatohet shumë lehtë dhe efikase.

“Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit. Ne duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh”, është shprehur Andrew Barnes, themelues i Perpetual Guardian.

Këto komente kanë nxitur reagime në Zelandë të Re, shumë prej të cilëve po pyesin nëse ndryshimi i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 do të kthehet në normalitet.

“Dëgjoj shumë njerëz që sugjerojnë se duhet të kemi një javë pune katër-ditore. Në fund të fundit, kjo vlen vërtet midis punëdhënësve dhe punonjësve. Por siç kam thënë që ka shumë që kemi mësuar për COVID-19 për fleksibilitetin e të punuarit nga shtëpia”, tha Ardern.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Zelandës së Re pritet të tkurret deri në 8 për qind, ndërsa shifrat e papunësisë mund të kalojnë 15 për qind. /Gazeta Ekonomia/