Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Merkel: Ngritja ekonomike e Kinës, sfidë për demokracitë liberale në botë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se gjatë presidencës gjermane të Bashkimi Evropian, që fillon më 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar në drejtim të Kinës dhe të drejtave të njeriut.

Ngjitjen ekonomike të Kinës, Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur Merkel në një intervistë me gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, në edicionin e fundjavës dhe media të tjera evropiane.

“Kjo më shqetëson”, ka shtuar Merkel.

Ajo ka këmbëngulur në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në Bashkimin Evropian.

LEXONI EDHE KËTË:  Bashkimi Evropian synon të frenojë blerjen e firmave strategjike evropiane nga investitorët kinezë

Me vështrim nga Kina, Merkel kërkoi më shumë aftësi rezistuese në Bashkim Evropian.

“Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun qëndrojnë mes nesh dhe Kinës”, është shprehur Merkel.

Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kinës i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër.

“Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën. Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera”, ka thënë Merkel. /Deutsche Wellle/