Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Microsoft do t’i paguaj tre muaj pushime punëtorëve që kujdesen për fëmijët e tyre gjatë COVID-19

Microsoft po u jep punëtorëve të saj tre muaj pushim të paguar për t’u marrë me fëmijët e tyre për shkak të mbylljes së shkollave prej shpërthimit të COVID-19.

Kështu, prindërit që punojnë për Microsoft mund të zgjedhin se si dhe kur të përdorin lejen, qoftë kjo një shtrirje tre-mujore apo disa ditë në javë.

Kompania po e quan programin “Shkolla Pandemike e Paguar 12 javë dhe Pushimi i Kujdesit për Fëmijët”, e cila ka për qëllim t’u japë punëtorëve fleksibilitet më të madh dhe kohë pushimi, pasi ata përballen me mbyllje të zgjatura të shkollave ku studiojnë fëmijët e tyre, përcjell Telegrafi.

Coronavirusi ka detyruar shkollat ​​në mbarë botën të mbyllen dhe UNESCO vlerëson se mbyllja e shkollave në 188 vende po ndikon në më shumë se 91 për qind të popullsisë në botë, me rreth 1.6 miliardë fëmijë dhe të rinj. Disa shtete amerikane kanë zgjatur mbylljen e shkollave dhe disa guvernatorë njoftojnë tashmë se shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën tjetër të vitit akademik. Kjo përfshin edhe Washingtonin, ku ndodhet selia e Microsoftit.

Lëvizja e Microsoft është një nga disa masat se si kompanitë teknologjike po i përshtaten izolimeve, pasi shumica e punonjësve të tyre punojnë nga distanca për shkak të pandemisë globale. Facebook njoftoi muajin e kaluar se do t’i jepte 1,000 dollarë secilit prej 45 mijë punëtorëve dhe do të vazhdojë t’i paguajë punëtorët e tij sipas kontratave, pavarësisht afateve të shkurtuara. Google dhe Twitter kanë thënë gjithashtu se do të vazhdojnë të paguajnë kontraktorët.

Por kompani të tjera të teknologjisë, si Amazon, janë kritikuar që ende mbajnë në punë punëtorët mes shpërthimit të virusit, veçanërisht ata në depo dhe objektet e shpërndarjes.