Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Ministri britanik për BREXIT-in: Mund të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian

Ministri britanik që po mbikqyr bisedimet për BREXIT-in, Michael Gove, tha se është bërë progress me Bashkimin Evropian dhe të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Britania e Madhe më 31 janar doli nga blloku 28 anëtarësh, por kushtet kryesore të anëtarësisë qëndrojnë ende në fuqi gjatë peridhës së tranzicionit që do zgjasë deri në fund të vitit, gjatë së cilës të dy palët shpresojnë të negociojnë një marrëveshje të tillë.

“Po bëjmë progress me Bashkimin Evropian. Mendoj se do të kemi një rezultat të suksseshëm”, tha Gove.

Ndërkohë që vendi ka bërë gjithnjë të ditur se marrëveshja është e mundur, toni i komenteve të Gove ishte shumë më pozitiv se në muajt e kaluar.

Dështimi për të arritur një marrëveshje do të godiste tregtinë botërore, ndërkohë që bota përpiqet të dalë nga karantina e pandemisë COVID-19.

Bashkimi Evropian është i gatshëm për kompromis duke zbutur kërkesat që Britania e Madhe t’i bindet rregullave evropiane për ndihmat shtetërore në të ardhmen.

Sipas burimeve diplomatike për Reuters, Brukseli mund të synojë një kompromis që detyron një mekanizëm të zgjidhjes së konflikteve për çdo ndihmë shtetërore që qeveria britanike i jep kompanive vendase në të ardhmën.

“Marrëdhënia që kemi me Bashkimin Evropian është konstruktive, pragmatike dhe impresionuese”, tha Gove.

Briania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë planifikuar më shumë negociata tregtare deri më 2 tetor, përpara samitit ku blloku shpreson të vulosë marrëveshjen.