Gazeta Ekonomia

kupto ekonominë

Ministria e Financave: Kemi filluar shpërndarjen e buxhetit të vitit 2020 në të gjitha organizatat buxhetore

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020, ka dhënë në dispozicion për të të gjitha organizatat buxhetore mjetet financiare dhe ka kryer shpërndarjen e fondeve për të gjitha kategoritë ekonomike.

Kështu që, thashmë të gjitha organizatat buxhetore kanë mundësi të vazhdojnë ekzekutimin e buxhetit të vitit 2020 pa asnjë kufizim, bazuar në ndarjet buxhetore dhe legjislacionin ne fuqi për financat publike.

Procesi i alokimit për shkak të situatës se emergjencës shëndetësore, është bërë bazuar në alokimin proporcional tremujor të buxhetit, për shkak të reduktimit të stafit nëpër organizata sipas vendimit të qeverisë dhe nuk ka obliguar dorëzimin e planeve individuale të detajuara të rrjedhës së parasë sipas linjave buxhetore dhe kategorive ekonomike.

Sidoqoftë, rrjedha e parasë dhe alokimi i dhenë mund të përshtatet dhe rregullohet në çdo kohë bazuar ne kërkesat dhe nevojat e organizatave buxhetore.

Ky proces është kryer për një kohë rekord, me mobilizim të plotë të strukturave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, për më pak se 24 orë nga dekretimi i Ligjit të Buxhetit. /Gazeta Ekonomia/